“Kam vuajtur shumë”, Eliona Pitarka tregon momentin më të vështirë pas lindjes së Galës

schedule20:20 - 18 Korrik, 2021

schedule 20:20 - 18 Korrik, 2021

Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë në muajin Mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Aktorja e humorit ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale dhe ka ndarë me ndjekësit momente me vogëlushen.

Por megjithëse gjatë kësaj periudhe ka kaluar ditët më të bukura, muaji i parë i lindjes së Galës ishte më i vështiri për aktoren. Këtë e ka treguar vetë ajo në Instastory, teksa ka publikuar një foto ku shfaqet duke qarë.

“Këtu kam qenë duke qarë. Kisha një javë me temperaturë 40. M’u bllokua gjiri. Ka qenë muaji i parë. Po, kam vuajtur muajin e parë goxha. Mora antibiotikë.”, ka treguar aktorja gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!