Barcelona është prej javësh në kërkim të një mesfushori qendre, pasi dështoi të sjellë në “Camp Nou” Georgino Wijnaldum. Prej ditësh po punohet për të bërë një shkëmbim mes Saul dhe Griezmann, por vështirësia e kësaj lëvizje e bën Barçën të hartojë plan B.
Renato Sanchez mund të përfundojë në Barcelonë këtë verë. 23-vjeçari i Lille ka të gjitha karakteristikat që kërkon trajneri Koeman dhe Barcelona mund ta afrojë portugezin me formulën e huazimit me detyrim blerje.
Kjo do shmangte nxjerrjen e parave nga katalanasit në këtë verë, në një kohë kur Barcelona po vuan borxhet e shumta. Sanchez shkëlqeu me Lille në Francë ku u shpall edhe kampion, si dhe ishte titullar i padiskutueshëm me Portugalinë në Europian. /abcnews.al