Gjobitet lokali në Korçë, e pësojnë edhe dy klientët, arrestohet pronari në Velipojë

schedule11:10 - 18 Korrik, 2021

schedule 11:10 - 18 Korrik, 2021

Pronari i një lokali në fshatin Bulgarec të Korçës është gjobitur me një milion lekë për shkak se ka thyer orën policore duke e mbajtur hapur jashtë orarit të lejuar.

Sipas policisë, pronari i lokalit me inicialet H.B. 35-vjeç ka penguar edhe punonjësit e policisë dhe nuk iu është bindur atyre gjatë plotësimit të formularit të aktit të konstatimit.

E kanë pësuar edhe dy klientët që ishin në lokal, të cilët janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë gjobë.

Ndërkohë që në Velipojë është arrestuar pronari i një lokali që po merrte formë, por që po ndërtohej pa leje. Përveç pronarit janë arrestuar edhe dy punëtorët.

A. K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

A. S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Arrestimi i këtyre u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri, lokal, Beach-bar në pronësi të A. K. pa lejet përkatëse të organeve kompetente” njofton policia./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!