Teksa rendiste disa nga pikat që sipas tij shkuan keq në zgjedhje e 25 prillit, drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhella Mziu ka thënë se qeveria u kthye në një “engjëll” pak dita para zgjedhjeve në një kohë ku sipas tij prej 8 vitesh ishte qeveri autokrate.
“Pati një paradoks. Shteti jonë nga një shtet diktatorial dhe përbindësh në 8 vite u shndërruar në një engjëll dhe bujar në ditët e fundit të fushatës. Shqipëria është në situatë kritike. Regres negativ në çdo parametër në raport me vende të tjera. Vend trafiku i drogës dhe kultivimit të vendit. Korrupsion galopant.”tha Mziu.
Në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, pas fjalës së kreut të partisë Lulzim Basha dhe miratimit të ndryshimeve në Statut, e kanë marrë fjalën drejtuesit politikë. e.l/abcnews.al/