Instalohen kamerat në shtëpinë e fëmijëve

schedule16:55 - 16 Nëntor, 2018

schedule 16:55 - 16 Nëntor, 2018

Pas Shtëpive të Fëmijëve, çdo institucion përkujdesi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar do të pajiset me sistemin e kamerave, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cënojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit.
Lajmin e ka dhënë nga Durrësi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ajo ndodhej në shtëpinë e fëmijëve në Shkozet, ku u aplikua për herë të parë sistemi i kamerave. Në Shtëpinë e Fëmijëve Durrës marrin shërbim 20 fëmijë, ku 8 prej tyre jetojnë në një ambient familjar, si në çdo shtëpi.

Ndërkohë për të rritur përkujdesin është  kryer inspektimi i plotë i 9 institucioneve sociale për fëmijët dhe është bërë i mundur një vlerësim paraprak i kushteve fizike dhe sigurisë së tyre, për t’u përshtatur dhe organizuar me modelin shtëpi–familje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!