Ulpiana nuk ndalet në merkato, përforcon mbrojtjen me Gjonin

schedule20:57 - 16 Korrik, 2021

schedule 20:57 - 16 Korrik, 2021

Ulpiana është një nga klubet më aktive në merkaton e Kosovës. Skuadra nga Lipjani siguroi sezonin e kaluar ngjitjen në IPKO Superliga, duke u rikthyer në elitën e futbollit dardan pas 12 vitesh.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ulpiana prezantoi Eglantin Gjonin, i cili vjen të përforcojë repartin e mbrojtjes.

28-vjeçari luajti sezonin e fundit me Llapin dhe Drenicën, teksa ka veshur edhe fanellat e Laçit dhe Kamzës në Kategorinë Superiore.

Zyrtare: Ulpiana arrin marrëveshje me qendërmbrojtësin shtatlartë Eglantin Gjoni, i cili vjen nga radhët e KF Drenicës, ku pati paraqitje mjaft të mira edicionin që lamë pas.

Gjoni ka luajtur në shumë skuadra të njohura si ne Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri. Mirë se vjen, Eglantin Gjoni“, shkruan klubi dardan. /abcnews.al