Triumfoi, Ina Dajci: Gjithmonë më kanë thënë je shumë e bukur. Vajzat e teprojnë me veshjen

schedule18:43 - 16 Korrik, 2021

schedule 18:43 - 16 Korrik, 2021

Ina Dajçi ditën e sotme ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ku tregoi për momentin që u shpall fituese e ‘Miss Universe Albania’. Ina tregoi se vendosi të marrë pjesë në një kompeticion të tillë sepse përmes saj mund të promovohet Shqipëria.

‘Gjithmonë më kanë thënë je shumë e bukur. Nuk prisja një kompeticion të tillë që ta konfirmoja. E shoh eventin si ngjarje kulturore’.

Por a është ndjerë ajo ndonjëherë e paragjykuar vetëm se është e bukur? Ajo theksoi se nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse në USA në punë të mbajnë se je e aftë dhe jo për bukurinë.

Ermali e pyet gjatë intervistën “Një Miss si Ina Dajçi”, se çfarë në kauze do përfshihej për vendin tonë. Ina u shpreh se urbanistika në Tiranë I duket shumë kaotike. Nga ana tjetër shton se sa here vjen në Tiranë cuditet nga takat dhe veshjet e vajzave në përditshmeri.

A është më e bukura shqiptare në një lidhje? Çfarë e bën atë më shumë krenare për Shqipërine? Çfarë pret nga finalja e madhe? Merrni përgjigjet në videot tona në Youtube./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!