Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Varianti Delta përbën 70% të rasteve në Rusi

schedule15:23 - 16 Korrik, 2021

schedule 15:23 - 16 Korrik, 2021

Rreth 70% e rasteve në Rusi janë varianti Delta, sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore. Gjithashtu numri i të shtruarve në spital u rrit me 2% brenda një jave, ndërsa rritja e rasteve me 37%.

Vendi regjistroi 25,704 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 5, 907, 999. Ndërsa gjatë 24 orëve , vendi shënoi 799 viktima, duke shënuar një rekord të vdekurish për të katërtën ditë radhazi.

Për shkak të përhapjes së varianteve të reja, autoritetet i kanë bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!