Kukësi humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të shkuar. Agim Ibraimi, autor i 15 golave dhe kapiten i skuadrës, është larguar nga verilindorët.
Sulmuesi i krahut të djathtë e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderon drejtuesit dhe tifozët e Kukësit.
“Dua të ju informoj të gjithëve se nuk jam më pjesë e F.K Kukësi. Kisha nderin dhe kënaqësinë të jem kapiteni i kësaj skuadre. Dua të falënderoj F.K Kukësi, familjen Gjici, drejtorin Nexhipi për besimin e dhënë dhe të gjithë tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kohës.
Falënderime për trajnerët, bashkëlojtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në klub. Sinqerisht, Agimi”, shkruan Ibraimi, i cili me shumë mundësi do të vijojë karrierën te Dinamo po në Superiore. /abcnews.al