Skënderbeu i Memellit drejt plotësimit, zyrtarizohet ish-portieri i Bylisit

schedule14:19 - 16 Korrik, 2021

schedule 14:19 - 16 Korrik, 2021

Shkëlzen Ruçi është zyrtarisht pjesë e Skënderbeut. Portieri kishte nënshkruar prej kohësh me korçarët, lajm që abcnews.al e ka raportuar ekskluzivisht rreth një muaj më parë.

Klubi i Skënderbeut ditën e sotme ka dalë me njoftim dhe shkruan: “Shkëlzen Ruçi është zyrtarisht bardhekuq!

Portieri 29-vjeçar ka firmosur së bashku me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin tonë për sezonin 2021/22.

Ruçi ka një eksperiencë në gjatë në futbollin Shqiptar teksa në karrierën e tij ka qenë pjesë e Bylis, Elbasanit, Luftëtarit dhe në Kosovë me SC Gjilani”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!