Sulmohet me granatë një ish-i dënuar për vrasje, flinte në lokalin e tij

schedule08:39 - 16 Nëntor, 2018

schedule 08:39 - 16 Nëntor, 2018

Pronari i një lokali në Elbasan i cili më parë ka qenë i dënuar për vrasje, është plagosur rëndë pas shpërthimit të një granatë luftarake. Ai u sulmua orëve të para të mëngjesit, ndërsa ishte duke fjetur bashkë me nipin e tij i cili shpëtoi.

Dajë e nip ishin duke fjetur në një nga anekset e lokalit, kur u sulmuan me një granatë luftarake. Pronari 32 vjeçar Albert Alterziu mori plagë të rënda pas shpërthimi, kurse nipi i tij  Ergis Çekiçi ka shpëtuar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lokalin “Binjakët” në qendër të Elbasanit. Sipas policise granata është hedhur nga jashtë dhe po hetohet pista e hakmarrjes.

Kjo për shkak të kaluarës së Alterziut. Në moshën 15 vjeçare në vitin 2001 ai vrau një bashkëmoshatarin e tij Elton Shulin. Për këtë krim u dënua 10 vjet dhe bëri gjithsej shtatë vjet burg.

Kurse në vitin 2013 shënjestra e sulmit me granatë u plagos me thikë. Këto ngjarje kanë bërë që hetuesit të orientohen drejt pistës së hakmarrjes, por pa anashkaluar pistat e tjera.

Disa të dyshuar janë marrë në pyetje, por pa arritur në ndonjë provë konkrete për të vënë në pranga autorin e ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!