Të akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Beqiri, fillon gjyqi për dosjen e Ardian Çapjas

schedule11:40 - 16 Korrik, 2021

schedule 11:40 - 16 Korrik, 2021

Ka kaluar në gjykim dosja ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Çapja dhe Ervis Bardhi për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Ardian Çapja është arrestuar mëngjesin e 29 marsit pasi akuzohet si autor i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim nipin e tij Florenc Çapja. Gjatë operacionit, në banesën e Ardjan Çapjas, Policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një kallashnikov. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”

vijon…/abcnews.al/