Një oficer policie në Itali është arrestuar pasi konsumonte lëndë narkotike kokainë gjatë orarit të punës. Por përpos tij në pranga ka rënë edhe shqiptari 42-vjeç që e furnizonte.
Pasi ndjekjes për disa muaj kolegët zhvilluan një operacion “blic” në shtëpinë e oficerit në Rimini të cilit i gjetën disa doza kokainë dhe një peshore precize.
Tashmë të dy do të përballen me drejtësinë./ Abcnews.al