Alketa Vejsiu ka marrë pjesë në një festë private, ku kanë qenë të ftuar personazhe të njohur, mes së cilëve ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe gazetarja Ilva Tare. Ka qenë Alketa, e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram, disa foto me ambasadoren ku nuk ka nguruar t’i shprehë mirënjohjen.
“Shumë e ngazëllyer dhe e nderuar për t’u takuar me Ambasadoren Yuri Kim. Ambasadoren më karizmatike! #Fuqia e grave! Faleminderit për gjithçka që bëni për të forcuar marrëdhëniet”, ka shkruar Alketa. Nuk ka munguar as një foto krah Ilvës, e cila pritet të nisë një rrugëtim të ri në Amerikë.
“Po kjo s’eshte Lamtumire ne nje bote ku jemi gjithmone e me te ben pavarsisht distanca dhe kordinatave gjeografike; eshte nje “mirutakofshim” ne Washington apo serish ne Shqiperi. Jam e bindur qe si profesioniste alfa dhe qytetare e botes, do ta gjesh vendin qe meriton edhe ne Amerike! Je speciale”, shkruan Alketa. /abcnews.al
View this post on Instagram