“Për PSG më bindi Neymar, jemi shokë që kur ai luante me Barçën”, Ramos zbardh prapaskenën

schedule15:37 - 15 Korrik, 2021

schedule 15:37 - 15 Korrik, 2021

PSG arriti këtë verë të firmosë me një nga mbrojtësit më të mirë të globit, Sergio Ramos. Ish-kapiteni i Real Madrid mbylli kontratën me Los Blancos dhe më pas zgjodhi PSG.

Vetë ai tregon se këtë vendim kishte lidhje edhe Neymar. Ramos tregon se ata kanë një shoqëri të ngushtë prej shumë vitesh, që kur përballeshin së bashku në El Clasico.

“Kam pasur kontakte me Neymar prej gjashtë apo shtatë vitesh, pavarësisht nga fakti se ai ka luajtur për Barcelonën dhe unë për Real Madrid.

 

 

Ne gjithmonë kemi pasur një miqësi të jashtëzakonshëm me njëri-tjetrin. Neymar më bindi për PSG, para se të arrija marrëveshjen me klubin”, tregon Ramos. /abcnews.al