Një zjarr i fuqishëm që ra pasditen e kësaj të enjte në Konjat të Lushnjes u vendos në kontroll pas dy orësh përpjekjesh të zjarrfiksëve. Për fat shpëtoi edhe një pikë karburanti e cila ndodhej vetëm pak metra nga flakët.
Vatra e parë e zjarrit është parë buzë autostradës Lushnje-Rrogozhinë, në kilometra e 5 të saj dhe më pas dy vatra të tjera u shfaqën edhe pranë linjës hekurudhore. Dy hektarë me disa rrënje ullinj dhe pemë frutore u dogjën. Dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, pasi e njëjta sipërfaqe digjet çdo vit.