Partia Demokratike ka reaguar për tenderat e Ministrisë së Brendshme të denoncuara më herët nga kjo parti politike.
Në një komunikim për mediat sekretari i PD-së për çështje ligjore Çlirim Gjata, ndërsa kujtoi aksionet e fundit të SPAK për arrestimet për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, arrestimin e ish-kryebashkiakut Fatos Tushe si edhe masë “arrest shtëpie” për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, theksoi se çdo abuzim ndodh me lejen e shefave të mëdhenj.
Gjithashtu u shpreh se është habi për të fakti që ish-ministri Sandër Lleshaj nuk ka qenë në dijeni për tenderin e uniformave.
Deklarata e plotë:
Ndodhem në Gjykatën Penale, sepse jam paditur për shpifje nga Plarent Ndreca, një emër goxha i lakuar këto ditë, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ne paditemi për shpifje ku deklarojmë korrupsionin e këtyre zyrtarëve. Dhe më pas kur SPAK dhe Prokuroria bën transparente çfarë ka ndodhur, çfarë korrupsioni kanë kryer këta, atëherë thonë “Ne nuk dinim gjë”. Po si dreqin na paditët ne për shpifje kur ju nuk paskeni ditur gjë?!
Çështja në fjalë është një çështje e vjetër, një deklarim që unë kam bërë në një emision televiziv për shkak të një abuzimi të madh me fondin, unë e kam quajtur vjedhje gati 800 mijë euro me Parkun Olimpik, të cilin KLSH e ka çuar vetë në Prokurori z. Ndreca dhe shumë media madje e kanë deklaruar këtë gjë; njëra madje e ka quajtur edhe bandë. Tani kanë kaluar vite nga kjo. Pavarësisht se ndodhemi në gjyq për shpifje, këtë gjë do ta vendosë gjykata. Por problemi është se me çfarë po ndodh sot. Të njëjtën gjë kemi edhe nga ish ministri i Brendshëm z. Lleshaj.
Në vitin 2019, kur ndodhi tenderi i famshëm i uniformave të policisë, PD deklaronte se është diçka absurde sepse nuk paditet deklaruesi sepse ai përfaqëson deklaratat e PD.
Tani abuzimet dhe korrupsionin me këtë tender z.Lleshi del dhe thotë “Unë nuk dija gjë”. Po si dreqin e bërë padinë për shpifje për këtë tender dhe sot nuk paske ditur gjë. Por të paktën nuk u interesove se çfarë ka ndodhur? Se po të ishe interesuar, do të pezulloje pasojat e këtij abuzimi.
Të gjithë jemi koshientë dhe nuk ka qytetar në këtë republikë dhe jashtë saj, që njeh sadopak këtë vend që quhet Shqipëri, që nuk e di se “këtu nuk lëviz as fija e barit” dhe “as një peshk në det” pa lejen e shefave të mëdhenj.
Si dreqin ai tender i uniformave të policisë, gjithë ai tender nuk di gjë as Sekretari i Përgjithshëm, nuk di as Ministri i Brendshëm, nuk di gjë as Kryeministri.
Këto nuk i beson njeri.
Ne këto i kemi denoncuar me kohë, siç kemi denoncuar çështjen e inceneratorëve, çështjen e Teatrit dhe kush e di sesa kallëzime të tjera të cilat po dalin një e nga një.
Tani problemi ka kaluar përtej saj, nga zyrtarët dhe shefat e tyre politikë deri tek kryeministri ekstremisht të korruptuar dhe abuzivë me paratë publike. Tani ne po i kërkojmë Prokurorisë, që është krijuar sipas reformës në drejtësi dhe që quhet SPAK, e cila duhet të shikojë me seriozisht dhe të hyjë me thellë që është krijuar sipas reformës në drejtësi dhe që quhet SPAK. E cila duhet të shikojë më seriozisht dhe duhet të hyjë më thellë dhe shpresojmë që të hyjë më thellë, brenda Unazës së Tiranës, në institucionet më të rëndësishme administrative dhe politike që veprojnë në Tiranë.
Qëndrimi i thjeshtë i një kryetari bashkie për një kanal, apo disa prokurorë, apo të një zyrtareje së fundmi, ish-zv/ministre e cila është korruptuar, ka abuzuar në lidhje me emërimet në detyrë, sa i takon çështjeve që i keni parë edhe ju, 2 mijë euro, një arkë me peshk, një celular. SPAK-u për të gjithë këtë që u bë në drejtësi, nuk mund të justifikohet dhe të kapë një “peshk” i cili qenka korruptuar me peshk. Ne i inkurajojmë dhe nuk nuk jemi kundër tyre, na kuptoni drejt, ne duam të shkohet përtej kësaj. Ne duam të shkojmë tek ata që vetë faktori ndërkombëtar i ka quajtur “peshqit e mëdhenj”.
Nuk mund të rrish në nivelin e një kryetari bashkie apo zv/ministre që merrka 2 mijë euro dhe të thuash që kaq ka qenë korrupsioni në Shqipëri. Një tender uniformash, ku Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk dinë gjë, një kanal dhe një marrje në punë në kushte korruptive duke marrë rryshfet për emërimet abuzive në detyrë.
Korrupsioni në Shqipëri është jashtëzakonisht më i thellë se kaq. Unë po ju jap vetëm disa shembuj. SPAK-u kërkund nuk është në misionin e tij, po qëndroi në këto nivele. Edhe një herë e inkurajojmë dhe e përkrahim SPAK-un për çfarë ka bërë deri tani. Por po nuk eci më tekj, asgjë nuk ka bërë. Sepse misioni i tij është shumë më i madh. Ai duhet të merret me inceneratorët që vazhdojnë marin para nga buxheti i shtetit pa bërë asgjë, që janë bërë shumë kallëzime. Është bërë megakorrupsion, megaafera më e rëndë që është bërë nga kryeministri Edi Rama i pari, që është koka e qelbur e peshkut korruptiv shqiptar dhe vazhdon pastaj me ministra, kryetarë bashkishë, Tiranë, Durrës, një rradhë nënpunësish që kanë firmosur dhe kanë marrë pjesë.
Nuk e lejon as e drejta dhe as procedurale penale justifikimin që “Nuk dinim gjë”, sekretari i përgjithshëm me ministrin përkatës, apo kryeministrin, “ne nuk dinim gjë”.
Nuk mund të vish përpara SPAK, nuk e kam për këta që vijnë përpara SPAK-ut, dhe ngrenë duart. Jo nuk është kështu. Nuk mund ta pranojë SPAK-u të vijnë të ngrenë duart, “ e shikon, kemi firma ne? S’kemi firma ne”. Jo nuk është krijuar për këtë SPAK-u. Ka metoda dhe forma për të zbuluar korrupsionin. E fundit ishte tek tenderi i uniformave të policisë. Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri nuk ditkan gjë. Po përse kanë ngritur padi për shpifje sidomos Ministri kundër Partisë Demokratike para dy vjetësh për këtë tender dhe sot “S’di gjë”? nëntë nënpunës u korruptokan për miliona euro dhe këta nuk dinë gjë? Kjo është e pabesueshme dhe nuk e pranon njeri. Këto duhet të hetojë SPAK-u ndryshe është jashtë misionit të vetë. Ne primare kemi luftën kundër korrupsionit. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk bëhet tjetër./abcnews.al/