Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reforma territoriale miratohet në 8 tetor/ Parlamenti futi projektligjin në axhendën e punimeve

schedule11:03 - 24 Shtator, 2026

schedule 11:03 - 24 Shtator, 2026

Reforma territoriale bëhet zyrtarisht pjesë e kalendarit kuvendor, e miratuar tashmë seancë, mes kundërshtimeve nga opozita.

Reagimit opozitarë iu përgjigjën 73 kartonat jeshilë të maxhorancës në parlament, duke miratuar kalendarin e punës për ditët në vijim, ku parashikohet dhe votimi i ndarjes së vendit në 46 bashki, në seancën e 8 tetorit.

Edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu u tregua i qartë kur u pyet më parë nga gazetarët mbi këtë temë.

Partia Demokratike e ka kundërshtuar projektin e PS, me 46 bashki, me argumentin se është një ndarje me efekt elektoral në dem të opozitës dhe ndikon në shpopullimin e zonave.

Por maxhoranca thotë se nuk qëndorjnë këto pretendime dhe se bashkitë e vogla nuk kanë aftësi për të thithur fonde të BE-së, për shkak të mungesës së stafeve të kualifikuara dhe një bashkim i tyre me bashkitë e mëdha do i forcojë dhe do të përmirësojë shërbimet që ofrohen për qytetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!