“Shëndetësia pikë referimi për rajonin”, Rama: S’mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve

schedule11:44 - 15 Korrik, 2021

schedule 11:44 - 15 Korrik, 2021

Kryeministri Edi Rama, u shpreh se vizioni për ta shndërruar shëndetësinë në një pikë referimi për të gjithë rajonin po ecën në rrugën e duhur.

Ai theksoi se rruga mbetet e vështirë, por jo e pamundur duke shtuar se shteti do të bëhet aleati dhe bashkë udhëtari besnik i qytetarit.

Lexo edhe: Mjeku kërkoi legalizimin e ryshfetit, Rama: Mbreslënëse paturpësia e propozimit

“Shteti do të bëhet aleati dhe bashkë udhëtari i domosdoshëm dhe besnik i qytetarit. Natyrisht kjo është e vështirë por jo e pamundur. Këto që po ndodhin janë shenja të një ndryshimi që do të thellohet edhe më shumë. Nuk mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve, lotët e familjarëve me djersën e qytetarëve në asnjë sistem brenda për brenda sistemin shtetëror shëndetësor.

Këto janë mëkate shumë të rrezikshme dhe shpeshherë si një kancer vdekjeprurës. Unë besoj që ne jemi në rrugën e duhur ku po ecën gjithë përpjekja për ta çuar shëndetësinë në nivel tjetër që të bëhet një pikë referimi për të gjithë rajonin. 

Kemi mundësi të hyjmë në një fazë të re që deri dje e kishim të pamundur duke pasur një sinergji me partnerë që janë të gatshëm të mbështesin si shtetërore dhe privatë”, tha më tej Rama.

Përpara nevojës për të marrë shërbim, kryeministri theksoi se të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë.

Rama po ashtu u shpreh se ndryshimet që kanë ndodhur deri më tani në sistemin shëndetësor, iu kanë krijuar mundësi personelit mjekësor kushte të paimagjinueshme më parë, duke shtuar ka akoma punë për të bërë sepse sipas tij ka ende qendra ku kushtet nuk kanë ndryshuar.

“Dua të siguroj që jemi shumë të vetëdijshëm dhe të shqetësuar sepse nuk i kemi mbyllur sytë për nevojën që të rrisim pagën e mjekëve. Flasim për rritje në bazë të performancës dhe do mundohemi ta sjellim sa më shpejt. Le të punojmë së bashku dhe le të biem dakord që e gjitha kjo nuk mund të shkojë në destinacion pa goditur pa mëshirë ata që kërkojnë të legalizojnë ryshfetin”, përfundoi më tej Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!