Barcelona dhe Atletico de Madrid janë drejt mbylljes së operacionit që do të shkëmbeje Griezman dhe Saul. Francezi do kthehet te Atletico Madrid, ndërsa mesfushori do kalojë te Barcelona për të plotësuar nevojat e Koeman. Lojtarët kanë dhënë miratimin për këtë lëvizje.
Gjithsesi, Griemzann vlerësohet më shumë se Saul në merkato dhe në operacion pritet të përfshihet edhe një lojtar. Mario Hermoso është më i mundshmi. 26-vjeçari mund të luajë në qendër të mbrojtjes si dhe në krahun e majtë dhe t’i bëjë shumë punë Koeman.
Tjetër emër është Renan Lodi. Për mbrojtësin e majtë të Brazilit, Barcelona është interesuar edhe më parë, por në këtë rast Simeone nuk e lejon ikjen e tij sepse nuk ka me kë ta zëvendësojë. Po bisedohen detajet e fundit dhe ky operacion është drejt kryerjes me sukses. /abcnews.al