Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I papunë, por kroskotin e kishte me tufa me euro, qeni i gjen shqiptarit “minierën” në shtëpi

schedule19:04 - 14 Korrik, 2021

schedule 19:04 - 14 Korrik, 2021

Ai ishte i papunë por në makinën me të cilën po udhëtonte kishte 70,000 euro në kroskot. Kur policia e ndaloi për një kontroll rutinë, ai ishte mjaft i tensionuar, duke i bërë efektivët që të dyshojnë dhe të nisin kontrollin në imtësi. Nga “çmontimi” që i bënë makinës por edhe me ndihmën e qenit anti-drogë brenda kroskotit i gjetën disa tufa me euro, 70 mijë në total.

28-vjeçari shqiptar u arrestua, por nuk mbaroi me kaq, pasi policia e kontrolloi edhe në shtëpi ku i gjeti tregun e vërtetë të drogës, kokainë, hashash dhe ekstazi. Por edhe në shtëpi ishte qeni që i zbuloi të fshehur 1.450 kilogramë kokainë dhe 3,400 kilogramë hashash të ndarë në 53 pako të fshehura mirë brenda lavatriçes.

Gjithashtu në banesë iu gjetën edhe 23 mijë euro, ndërsa nëse droga e gjetur që ishte e paketuar gati për shitje do të dilte në treg të ardhurat do të ishin mbi 200 mijë euro./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!