Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ndodhet në Athinë ku po merr pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës dhe ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare.
Rama në fjalën e tij ka bërë me dije se BE tashmë duhet që të lejë mënjanë të gjithë dilemat që ofrohen dhe të na bëjë pjesë e të mos vijojë me shtyrjen e negociatave.
Sipas tij BE i duhet Ballkani Perëndimor aq sa në duhet ne Bashkimi Evropian.
“Këshilli Evropian nuk është vendi që ka një vendim koheziv, por një vend ku nacionalizmat e BE përmes udhëheqësve jo nacionalistë luajnë lojëra. Në këtë rast bullgaria është dëm koletaral, dhe nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, duhet që ta harrojmë moton na merrni se do të na marrin disa të këqij, martohuni me ne se do të dalin disa të përdala. Unë e kam parë veten të përgatitur për dasmën e madhe pasi komisioni evropian tha se do duhet të nisni organizimet dhe këtë e ka thënë Komisioni Evropian, që ka një ekip njerëzish me kohë të plotë për të marrë të dhëna, dhe kur ai e thotë do të thotë se je gati.
Në dasmën e parë dhe të dytë nusja nuk erdhi, dhe nuk ka më përgatitje për një dasëm të tretë, vafsh në djall, ne nuk mund të vijojmë me pritshmëri, janë dhe këto kushte pranverën tjetër dhe më pas kalon në vjeshtë dhe po ashtu nusja nuk vjen. Ne duhet të vijojmë pasi ky proces nuk është më i rëndësishëm është e rëndësishme për fëmijë tonë. Procesi i integrimit bazohet në njohuritë e shtetit dhe të institucionit pa këtë dije e nuk mund ti bëjmë vende tona shtete të së drejtës. Nëse një gjë e tillë njihet ose jo nga Brukseli është gjë e tyre, BE ka nevojë për Ballkanin aq sa ne kemi nevojë për ta. Shembulli i refugjatëve përshembull është një ndër faktet kryesore që duhet të vinin tek ju në Greqi, të kalonin në Maqedoni e më pas në Serbi dhe në BE pra BE rrethohet nga Ballkani.
Nëse dikush mund ti vërë veshkat në xhep, kur ato duhet të jenë në trup, ka dhe aktorë të tretë siç është Kina, që patëm një martesë të lumtur dhe divorc të hidhur thonin se kishin Shqipërinë dhe nuk u duheshin të tjerët për shkak të pozitës gjeografike. Duke e pasur këtë zonë të hapur, me njerëz që janë të zhgënjyer me kinezët që vijnë me të ashtuquajtura para të lehta, por duhet që të shikojmë sesa po vuan mali i zi dhe Maqedonina për të dalë nga kjo. Rusia po ashtu, Turqia por unë këtë të fundit nuk e shikoj si faktor ndikues. Unë pres që Greqia të rikthehet në Rajon, sepse është veni BE-së dhe vend Ballkanik dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon.
Duhet të ecim përpara përmes asaj që mund të bëjmë vetë dhe të mos presim nga të tjerët. Duhet që të bëjmë sa më shumë reforma që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Në fund të fundi do të mbështesë paqen dialogun dhe pajtimin ndërkombëtar”tha Rama./abcnews.al