Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes te Juventusi. Ditët e fundit ka pasur lajme që menaxheri Jorge Mendes do të zbarkojë në Torino për të folur për të ardhmen e sulmuesit portugez.
CR7 ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë dhe ka tifozë që druhen se mos largohet. Një prej tyre ishte sot pranë qendrës stërvitore të Juventusit dhe në hyrje të saj pati një takim me zëvendëspresidentin Pavel Nedved.
Il VIDEO ESCLUSIVO di @junews24com con #Nedved che si ferma alla Continassa per autografo e risponde alla domanda su #Ronaldo. Bravissimo @LucaFioretti13 ?? #Juventus #Juve pic.twitter.com/dqTMGqUkuY
— Mauro Munno (@Maumunno) July 14, 2021
Tifozi, i cili po qëndronte në një karrocë me rrotulla, pasi mori një autograf nga çeku e pyeti edhe për Ronaldon dhe Nedved e siguroi atë, duke i thënë “do të vijë, do të vijë”. /abcnews.al

