Ditën e finales tifozët anglezë bënë figurën më të keqe të mundshme. Plehra, sherre, kaos e kundërshtim të policisë në të katërta anët e stadiumit “Wembley”, madje edhe në hyrje të tribunës VIP.
Një numër i konsiderueshëm tifozësh, të pa pajisur me bileta tentuan të hyjnë në stadium me dhunë dhe çanë gardhin metalik të vënë nga organizatorët. Pas atij incidenti kishte disa të lënduar dhe mes tyre paska qenë edhe babai i Harry Maguire, mbrojtësit të Anglisë.
Lajmin e tregon vetë mbrojtësi, që dënon sjelljen absurde të tifozëve të Anglisë dhe tregon se babai i tij kishte thyer brinjët dhe mezi merrte frymë. Fatmirësisht gjendja e tij tashmë është e mirë.
“Babai im po priste të hynte de ishte mes turmës, nuk kam folur shumë me të, por jam i lumtur që fëmijët e mi nuk ishin të pranishëm në stadium. Nuk dua që dikush të përjetojë eksperiencë të tillë në një ndeshje futbollit.
Kam parë shumë video nga ajo natë, agjenti dhe babi vuajtën shumë. Babai im mezi merrte frymë për shkak të brinjëve të thyera, por fatmirësisht nuk është rëndë tani. Shpresoj se mund të mësojmë nga kjo dhe të sigurohemi që të mos ndodhë më.
https://streamable.com/s3rgw6
Babai gjithmonë do të më mbështesë vjen të shohë ndeshjet e mia, por duhet të jetë pak më i vetëdijshëm për gjithçka që ndodh përreth.
Të gjithë duhet të jemi më të vetëdijshëm dhe të mësojmë prej kësaj situate. Gjërat mund të kishin shkuar shumë më keq, por duhet të sigurohemi që të mos ndodhin më”, tregon Maguire. /abcnews.al