Gigio Donnarumma është një hero për italianët, por jo për të gjithë. Milanistët, një pjesë e mirë e tyre, janë të zhgënjyer për mënyrën e largimit të portierit të tyre dhe në rrjetet sociale ngacmimet kanë qenë të shumta.
Në mbrojte portieri i ka dalë një kampion bote, ish-sulmuesi Luca Toni, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Ata që të kritikojnë nuk e kuptojnë se gabimi kryesor ishte i Milanit, që të la të ikje. Prioriteti kryesor ishte rinovimi i kontratës tënde, pastaj të tjerët. Je portieri më i fortë në botë dhe e ke dëshmuar… Ato që të kritikojnë duhet të informohen për Manuel Neuer (i referohet pagës që fiton gjermani)…”.
POSTIMI I DONNARUMMA – “Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Kam arritur në Milano kur isha pak më shumë se një fëmijë, për tetë vjet e mbajta këtë fanellë me krenari, luftova, vuajta, fitova, qava, u gëzova, së bashku me shokët e mi të skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë bërë dhe janë pjesë e Klubit, së bashku me tifozët tanë që janë pjesë integrale e asaj që ka qenë një familje për shumë vite.
Gjithashtu arrita qëllime të rëndësishme personale, të tilla si debutimi im në moshën 16 vjeç në Serie A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që kurrë nuk do t’i harroj.
Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, me të vërtetë, dhe sigurisht që nuk mjafton një postim për ta shpjeguar atë, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë.
Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, i plotë.
Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga e para deri në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri ky që jam.
I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë”, shkruante Donnarumma në letrën e publikuar në rrjetet sociale. /abcnews.al