Gigio Donnarumma largohet nga Milani pas sezonit që mund të jetë i rikthimit të kuqezinjtë. Polemikat nuk mungojnë, pasi portieri i ri largohet me parametra zero dhe tifozët nuk e kanë pritur mirë vendimin e tij, edhe për shkak se një nga arsyet e dështimit të marrëveshjes së rinovimit ishte ana financiare.
Portieri, prej pak ditësh edhe kampion Europe me Italinë, ka menduar të hapë zemrën dhe e bën përmes disa rreshtave të zgjedhur mirë që i ka publikuar në rrjetet sociale. Milani i ka dhënë shumë Donnarummës dhe këtë ai nuk e mohon.
“Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Kam arritur në Milano kur isha pak më shumë se një fëmijë, për tetë vjet e mbajta këtë fanellë me krenari, luftova, vuajta, fitova, qava, u gëzova, së bashku me shokët e mi të skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë bërë dhe janë pjesë e Klubit, së bashku me tifozët tanë që janë pjesë integrale e asaj që ka qenë një familje për shumë vite.
Gjithashtu arrita qëllime të rëndësishme personale, të tilla si debutimi im në moshën 16 vjeç në Serie A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që kurrë nuk do t’i harroj.
Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, me të vërtetë, dhe sigurisht që nuk mjafton një postim për ta shpjeguar atë, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë.
Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, i plotë.
Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga e para deri në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri ky që jam.
I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë”, shkruan Donnarumma në letrën e publikuar në rrjetet sociale. /abcnews.al
View this post on Instagram