Roger Federer nuk mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpikë të Tokios dhe shkak është bërë një dëmtim për 39-vjeçarin.
Tenisti e ka bërë publik vendimin përmes një postimi në Twitter, ku shkruan: “Duhet të tërhiqem nga Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të një dëmtimi në gju.
Jam shumë i mërzitur, pasi ka qenë një nder pikë e lartë e karrierës time sa herë kam përfaqësuar Zvicrën.
Tani kam nisur me periudhën e rehabilitimit, në mënyrë që të kthehem në fund të verës. I uroj gjithë ekipit zviceran fat!”. /abcnews.al
— Roger Federer (@rogerfederer) July 13, 2021