Në një kontejner të ndaluar për kontroll në Portin e Durrësit është zbuluar një sasi me lëndë narkotike. Mësohet se lëndën narkotike brenda kamionit e ka zbuluar skaneri.
Pas kontrollit, deri më tani në kontejner janë gjetur të fshehura 14 pako me kokainë ndërsa kontrolli vijon ende. Për rastin, deri më tani janë shoqëruar dy persona për t’u pyetur. Dhe, mësohet se bëhet fjalë për porositësin dhe drejtuesin e kamionit që do të merrte kontejnerin. s.b/abcnews.al/