Numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi po rritet me ritme shqetësuese. Autoritetet e Shëndetit në vend kanë bërë të ditur se sot pritet që të regjistrohen thuajse 3,000 raste. Megjithatë, sipas kreut të Organizatës Kombëtare Greke të Shëndetit Publik, më e rëndësishme është që numri i të intubuarve nuk është rritur.
Duke folur për mediat, Panagiotis Arkoumaneas theksoi gjithashtu se nuk duhet ndalur vetëm tek numri i rasteve por se duhen parë edhe treguesit e tjerë epidemiologjikë që, sipas tij, tregojnë pamjen reale.
Panagiotis bëri të ditur gjithashtu se vendi ka aktualisht një rritje prej 150% të rasteve dhe mosha e tyre mesatare ka rënë në mënyrë të konsiderueshme, raportojnë mediat në vend.
“Ne duhet të mësojmë të shikojmë moshën mesatare përveç rasteve, pasi mosha mesatare dje ishte 27 dhe ka rënë nga 49.”
Drejtuesi i EODY u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar të reflektojnë dhe shkojnë të vaksinohen si dhe të mbajnë maska pasi mutacioni Delta është shumë ngjitës. s.b/abcnews.al/