Kristi Vangjeli do ta vazhdojë me futbollin e luajtur. Mbrojtësi korçar, pas largimit nga Tirana ka pasur disa propozime.
Në Kosovë “Zëri” shkruan se Vangjeli ka arritur marrëveshjen me Prishtinën dhe në ditët në vijim do të zyrtarizohet te kampionat dardanë.
Vangjeli aty do të gjejë Gentian Muçën, me të cilin ka qenë shok skuadre te Tirana ku kanë fituar titullin kampion. /abcnews.al