Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Regjistrohen 888 raste me Covid-19 dhe 13 humbje jete në Itali

schedule17:15 - 12 Korrik, 2021

schedule 17:15 - 12 Korrik, 2021

Italia ka regjistruar 888 raste me koronavirus në 24 orët e fundit nga 440,872 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 13 qytetarë.

Rajoni ku janë konfirmuar më shumë të infektuar për sot është Lazio me 172 të infektuar, e ndjekur nga Sicilia (+150), Emilia Romagna (+118), Veneto (+76) dhe Campania (+69). Numri total i të infektuarve u rrit në 4,3 milionë kurse ai i viktimave në 127,788. Të shëruarit për sot janë 1,529, ndërsa totali ka shkuar në 4,1 milionë që nga fillimi i pandemisë.

Shkalla e pozitivitetit në vend është 1.2%. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!