Ciro Immobile u shpall kampion Europe me Italinë mbrëmjen e djeshme dhe shumëkush mund të ketë pyetur a mori një minutë.
Sulmuesi ishte në një ditë jo, por në fund festoi. Gjithsesi ai u bë protagonist me rrëzimin e tij në festën e fitores.
Teksa u shtri barkazi me shokët e skuadrës, atij iu hoqën tutat e shkurtra dhe i dolën të mbathurat.
Immobile ??pic.twitter.com/f4tTJRu3WU
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) July 12, 2021
Vetë lojtari qeshi dhe i ngriti shpejt ato, por nuk i ka shpëtuar dot kamerave dhe rrjeteve sociale. Kudo ai moment është publikuar.
Në fakt Immobile është ylli i rrëzimeve virale në EURO 2020. Në ndeshjen me Belgjikën ai u shtri dhe po kërkonte penallti, por pasi pa që Barella shënoi gol u çua menjëherë të festonte. /abcnews.al