Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Dhuratë tifozëve pak para Itali-Angli, Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Shkupit

schedule20:15 - 11 Korrik, 2021

schedule 20:15 - 11 Korrik, 2021

Egnatia i bën një dhuratë tifozëve të saj para finales së madhe të Kampionatit Europian. Skuadra nga Rrogozhina është kthyer në Kategorinë Superiore këtë sezon dhe po punon fort për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Deri më tani janë zyrtarizuar disa afrime dhe sot ka qenë radha e një qendërmbrojtësi. Besart Krivanjeva është lojtari më i ri i Egnatias. 25-vjeçari është shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe deri më tani karrierën e ka zhvilluar në vendin fqinj.

Ai sot ka firmosur për dy vite me klubin e Egnatias dhe i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri. Krivanjeva vlerësohet 300 mijë euro nga Tranfermarkt dhe në edicionin e shkuar ishte pjesë e Shkupit. Më parë la luajtur me Metalurgun e Shkupit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!