Aventura e Dejvi Bregut te Teuta ka përfunduar pas një sezoni. Sulmuesi ka njoftuar këtë lajm përmes rrjeteve sociale, ku ka nderime për të gjithë, pas një viti shumë të suksesshëm në Durrës, ku fitoi titullin dhe u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit.
Më në fund Bregu do ketë rastin të luajë në një ligë jashtë vendit. Ai pritet të kalojë te Boluspor, në Ligën e Parë turke, ku aktivizohet edhe portieri i kombëtares sonë, Gentian Selmani.
POSTIMI – Pas 1 viti të mbushur plot me emocione që nuk do i harroj kurrë mbyllet, një cikël shumë i bukur për mua me ekipin e Teutës. Me gjithë zemër dua të falënderoj presidentin, z.Hasanbelliu për respektin e treguar ndaj meje, stafin teknik për përkushtimin e tyre dhe të gjithë lojtarët e shokët e mi, që besuan në çdo moment për objektivin e shpalljes kampion që sot është bërë realitet.
Shpresoj të kemi sjell sado pak lumturi për tifozët e këtij klubi pas kohëve të vështira në qytetin e Durrësit vitin e kaluar. Ky titull shkon për ju pas 27 viteve pritje! E meritoni! /abcnews.al
View this post on Instagram