12 qytete për të organizuar një Europian, një ide e nisur nga Michel Platini dhe që bie poshtë në organizimin e parë.
Me shumë gjasa nuk do të ketë më organizim si në EURO 2020, nisur nga ajo që presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, deklaron për BBC.
“Nëse më pyesni mua, personalisht nuk do ta mbështesja më. Mendoj se është shumë sfiduese dhe në njëfarë mënyrë jo korrekte që disa ekipe duhet të udhëtojnë më shumë 10 mijë kilometra e të tjera 1000 kilometra.
Nuk është e drejtë për tifozët. Disa duhet të jenë në Romë dhe pastaj ditën tjetër ose pas ditës në Baku, një fluturim 4 orë e gjysmë.
Është e vështirë, është një ide interesante, por e vështirë për t’u zbatuar. Nuk mendoj se do ta bëjmë sërish”, është shprehur Ceferin. /abcnews.al
Uefa president Aleksander Ceferin tells #bbcsportsdesk the Euro 2020 pan-continental format was not fair to fans and should not happen again.
? Listen to the full interview on @BBCSounds
— BBC Sport (@BBCSport) July 9, 2021