Tjetër penallti në Bosnje, aty ku Vllaznia po luan ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League kundër Siroki Brijeg.
Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë falë golit të Mato Stanic (43′) nga pika e bardhë. Siroki e ka nisur mirë edhe pjesën e dytë.
https://streamable.com/2x46jt
Sërish penallti për ekipin boshnjak në minutën e 53-të dhe tjetër ekzekutim i saktë i mesfushorit Stanic.
Kapiteni mposhti për herë të dytë portierin Zogovic dhe Vllaznia e sheh veten në disavantazh të dyfishtë. /abcnews.al