Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje qeverive të mos lehtësojmë të gjithë masat pasi Europa po përballet me rritje të rasteve për shkak të variantit Delta.
“Bota ndodhet në një situatë kritike, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.
“Disa vende që kanë treguar sukses në fushatën e vaksinimit po planifikojnë të hapin qendra shtesë të vaksinimit në muajt e ardhshëm. Disa prej tyre kanë hequr masat dhe qytetarët po udhëtojnë sikur pandemia të kishte mbaruar.”
“Sidoqoftë, përhapja e varianteve dhe pabarazia në fushatën e vaksinimit në shumë rajone të botës ka rritur numrin e rasteve dhe shtrimeve në spital,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros.
“Ka pasur një rritje prej 33% në numrin e rasteve gjatë javës së kaluar në Europë,” paralajmëroi kreu i urgjencave të OBSH-së Michael Ryan.
Shumica e vendeve europiane tani kanë lehtësuar masat anti-Covid pas disa muajsh bllokimesh. Sidoqoftë, ndërsa numri i rasteve të reja është në rritje, shumë shtete europiane po rivendosin sërish masa të rrepta.
Portugalia ka vendosur të premten një shtetrrethim në orën 11:00 në zonat ku është shënuar një rritje e rasteve me koronavirus. Disa rajone spanjolle kanë vendosur kufizime në jetën e natës vetëm disa javë pasi i hoqën ato. s.ba/abcnews.al