Egnatia është rikthyer në Kategorinë Superiore në këtë sezon dhe po punon për të ndërtuar një ekip të denjë për të luftuar në elitën e futbollit tonë.
Pas disa afrimeve nga ligat tona, rrogozhinasit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e një mesfushori nga Gana. Michael Agbekpornu quhet afrimi më i ri i Egnatias.
23-vjeçari vjen nga Premier League ganeze, ku ka luajtur me Dreams FC dhe ka zhvilluar 23 ndeshje. Mesfushori ka qenë gjithashtu pjesë e Ganës U23 dhe konsiderohet si një afrim shumë cilësor. /abcnews.al
View this post on Instagram