Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

6 gushti, seancë konstituive/ Shala: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

schedule17:38 - 24 Korrik, 2026

schedule 17:38 - 24 Korrik, 2026

Në një intervistë për emisionin “Balkan Update”, analisti Azdren Shala ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Shala deklaroi se Kurti po vendos limite kohore me qëllim që ta çojë sërish vendin në zgjedhje, duke synuar të arrijë rezultatin e dëshiruar politik.

Sipas analistit, LDK dhe PDK nuk duhej të hynin në diskutime me Kurtin, pasi ai po e përdor opozitën vetëm për vota dhe për ta denigruar atë. Në fund, ai paralajmëroi se plani i Kurtit nuk është thjesht qeverisja, por transformimi i Kosovës drejt një shteti totalitar.



“Sipas Kurtit, sa më shumë të kemi zgjedhje në dimër, aq më shumë do të ketë mundësi të fitojë. Vetëvendosja po vendos limite kohore. Kjo është fabula e Kurtit. Ka një plan që ta çojë vendin sërish në zgjedhje. Albin Kurti ka për të na çuar pambarim në zgjedhje derisa të marrë rezultatin që kërkon.

LDK dhe PDK nuk duhet të shkonin në diskutim me Kurtin, sepse ai nuk kërkon bashkëqeverisje, por i interesojnë vetëm votat e LDK-së. Po i përdor, madje në mënyrë brutale. Atij i intereson vetëm të denigrojë opozitën. Plani i Kurtit në Kosovë nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës. Ai do një shtet totalitar, fashist, ku dominon etnia shqiptare”, tha Shala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!