Studimi: Vaksinat për Covid-19, efektive edhe tek personat mbipeshë

schedule22:47 - 7 Korrik, 2021

schedule 22:47 - 7 Korrik, 2021

Tri vaksinat e disponueshme kudër koronavirusit në SHBA besohet të jenë po aq efektive tek personat mbipeshë, sa edhe në popullatën e përgjithshme. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që vaksinat mund të mos jenë aq efektive tek personat obeze, por situata rezulton të jetë ndryshe.

Sipas një studimi të bërë së fundmi, Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson janë efektive edhe tek njerëzit që kanë probleme të obezitetit. Siç thuhet në rezultatet e publikuara, dozat kanë rezultuar deri në 96 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjes tek amerikanët që janë mbipeshë.

Të dhënat janë një lajm i mirë për 42.4 për qind të amerikanëve që janë obezë sepse kjo gjendje konsiderohet  faktor rreziku për forma të rënda të sëmundjes Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!