Dëmtimi i Leonardo Spinazzolës dhe ilariteti mes Giorgio Chiellinit e Jordi Albës përpara se të goditeshin penalltitë që sollën kualifikimin e Italisë në finalen e Euro 2020 dhe eliminimin e Spanjës.
Këto dy tema ka prekur Jose Mourinho në prononcimin e dhënë për talkSport. “Spinazzola nuk do të rikthehet në fushë përpara muajit janar. Do të jetë si një blerje dhe përforcim për ne.
https://streamable.com/xzhlb8
Chiellini po qeshte me Jordi Albën dhe arbitrat, pasi nuk do të gjuante penallti. Ai e dinte që do të ishte goditësi i dhjetë tek Italia, kështu që nuk kishte presion.
Giorgio e kishte kryer detyrën e tij, në atë pikë i takonte të tjerëve të kualifikonin kombëtaren e kaltër në finale“, deklaroi “Special One”. /abcnews.al