Gruevski nuk paraqitet vullnetarisht në burg, sot afati i fundit

schedule09:54 - 12 Nëntor, 2018

schedule 09:54 - 12 Nëntor, 2018

Prej dy ditësh autoritetet në Maqedoni janë vënë në kërkim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin refuzues për shtyrjen e vuajtjes së dënimit prej 2 vjet burg.

Gruevski duhet ta pranojë vendimin dhe të paraqitet menjëherë në burg për vuajtjen e dënimit për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare në vlerë prej 600 mijë euro.

Sipas ligjit, nëse edhe sot Gruevski nuk paraqitet vullnetarisht per vuajtjen e denimit, atëherë per te do të shpallet flete-arresti.

Në disa media po spekulohet mbi mundësinë e largimit të tij nga Maqedonia, por kjo nuk është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Para se Gjykata te refuzonte kërkesen e tij për shtyrje te vuajtjes së dënimit, Kuvendi i Maqedonisë javën e kaluar nuk arriti të siguronte dy të tretat e votave për t’i hequr mandatin e deputetit.

Për heqjen e mandatit kishin votuar 58 deputetë, nga 80 vota që duheshin për këtë qëllim. /abcnews.al