Këtë të martë u zhvillua në Pallatin e Brigadave ceremonia për të festuar faktin që Shqipëria siguroi vendin si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, deputetë, ministra dhe ish-ministra të Jashtëm.
Pas këtij takimi Halit Valteri, që kaloi nga opozita duke u bashkuar me PS-në, ka ndarë në rrjetin social “Facebook” një foto teksa shihet i buzëqeshur me ambasadoren amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim.
Lexo edhe: Shqipëria anëtare e përkohshme e KS, Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin në BE
Kryeministri Edi Rama e cilësoi vendin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si suksesin më të madh të diplomacisë shqiptare.
/abcnews.al/