Lajçak: Nuk ka asgjë teknike në dialogun Kosovë-Serbi

schedule11:44 - 6 Korrik, 2021

schedule 11:44 - 6 Korrik, 2021

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se gjithçka që do të bisedohet është mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje ka theksuar se nuk ka asgjë teknike në dialog.

E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër.Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!