Vitolo u huazua te Getafe ditën e djeshme. Sulmuesi anësor i Atletico Madrid do të veshë fanellën e Getafes sezonin e ardhshëm.
Rivaliteti te kampionët e Spanjës është i madh, sidomos në ofensiv. Diego Simeone zgjodhi t’i jepte mundësinë 31-vjeçarit të aktivizohej diku tjetër.
Vitolo kishte kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me “Colchoneros”, të cilët kanë zgjatur bashkëpunimin me të deri në verën e vitit 2024. /abcnews.al