Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi/ “ Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”, Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces

schedule18:30 - 13 Tetor, 2026

schedule 18:30 - 13 Tetor, 2026

Analisti Martin Leka ka komentuar konferencën e kryeministrit Edi Rama në Luksemburg për mbylljen e Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas Lekës, përparimi në negociatat me BE duhet të motivojë dhe të gëzojë çdo qytetar shqiptar, pavarësisht nëse mbështet qeverinë apo opozitën.Ai theksoi se Kapitulli 20 lidhet drejtpërdrejt me ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla, investimet në ekonomi dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE.

Leka tha se reformat kërkojnë kohën e tyre, por mbyllja e kapitujve përbën një hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit.



“ Duhet të motivojë dhe të gëzojë çdo qytetar, qeverinë dhe opozitën që jetojnë në Shqipëri. Mbyllja e Kapitullit 20, që ka të bëjë me politikat industriale, lidhet me ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme, ndërmarrjet e vogla, investimet në ekonomi dhe gjithçka që bëhet për t’u afruar me legjislacionin e BE-së.

Reformat do të kenë edhe kohën e tyre. Është një hap i rëndësishëm. Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE-në. Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!