Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Soreca: Politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin

schedule10:45 - 5 Korrik, 2021

schedule 10:45 - 5 Korrik, 2021

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar ditën e sotme se askush nuk është mbi ligjin.

Duke folur në konferencën e mbajtur për luftën kundër korruopsionit, Soreca u shpreh se BE është pranë Shqipërisë, duke shtuar se qytetarët shqiptarët duhet ta kuptojnë që Bashkimi Europian është në krahun e tyre.

“Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”. Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin.  

BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteteve të strukturave të rëndësishme.

Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre”, tha ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!