Policia “mësyn” në plazhin e Golemit, heq çadrat e vendosura pa leje

schedule10:37 - 5 Korrik, 2021

schedule 10:37 - 5 Korrik, 2021

Tre administratorë subjektesh private që kishin vendosur çadra pa leje në plazhin e Golemit janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Policia njofton se janë proceduar A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!