Ende mister shpërthimi në detin Kaspik, postimi nga autoritet në Azerbajxhan që u fshi menjëherë

schedule23:36 - 4 Korrik, 2021

schedule 23:36 - 4 Korrik, 2021

Pamjet tronditëse tregojnë momentin ku një flakë e madhe u ngrit në qiell pas një shpërthimi të fuqishëm misterioz në Detin Kaspik.

Shpërthimi thuhet se po hetohet nga qeveria e Azerbajxhanit, e cila tani për tani ka “fajësuar nëntokën” duke e lidhur ngjarjen me një shpërthim vullkanik.

Ndërkohë në mediat vendase dhe të huaja janë shpërnda foto dhe video dramatike të shpërthimit të fuqishëm që e ktheu qiellin tërësisht të kuq.

Mes raportimeve të para u tha se dyshohet se ka shpërthyer një anije cisternë, por nuk përjashtohet as një shpërthim I mundshëm në fushën e gazit Umid në detin Kaspik.

Por thashethemet u hodhën poshtë nga Azerbajxhani.

Në një deklaratë thuhej: “Ka disa njerëz në rrjetet sociale që lidhin incidentin në Detin Kaspik me shpërthimin e një cisterne. Asnjë shpërthim nuk ka ndodhur në asnjë anije që i përket Azerbajxhanit “Company Kaspian Shipping.”

Në një deklaratë fillestare, Kompania Shtetërore e Naftës e Republikës së Azerbajxhanit (SOCAR) tha se një baltë vullkanike kishte shpërthyer.
Por kjo më vonë u redaktua dhe përmendja e një “balte vullkanike” u hoq.

Përfaqësuesi i SOCAR, Ibrahim Ahmadov tha: “Asnjë aksident nuk ka ndodhur në platformat detare dhe objektet industriale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SOCAR, dhe puna vazhdon në mënyrën normale.

“Ne do të informojmë publikun nëse ka ndonjë informacion shtesë.”

Autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit, i cili është fokusuar në një “shpërthim të mundshëm të baltës vullkanike” nga Ministria e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Qendra Republikane e Shërbimit Sizmologjik.

Gurban Yetirmishli, drejtor i Qendrës Republikane të Shërbimit Sizmologjik, tha: “Vullkanet shpesh shpërthejnë në Detin Kaspik. Është një vullkan afër fushës së gazit Umid. Shuarja e shpejtë e shpërthimit është gjithashtu një shenjë e kësaj. Ka shumë vullkane në Detin Kaspik. Një ishull vullkanik u formua në Detin Kaspik në vitin 2000. Valët e lanë atë. Nëse do të kishte një fushë gazi, do të duheshin ditë për të shuar zjarrin.” e.l/abcnews.al/