Ndërsa ka dhënë opinionin e saj për çështjen e Ministrit të Brendshëm ambasadorja franceze tha nga Korça se duhet urgjent funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasak, nga Korça ka komentuar ngërçin qeveri-Presidencë të krijuar.
“Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë”.
Christine Vasak shprehet se autoritetet shqiptare duhet të gjejnë një zgjidhje urgjente, pasi Gjykata Kushtetuese është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme.
“Ju e drejtoni gishtin në një problematik të vërtetë, por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese. Është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje, sepse vërtet është urgjente”.
Vasak tha se duhet të kemi besim në autoritet shqiptare për të ndjekur realizimin e objektivave sepse koha shpejton.
“Ecuria e Shqipërisë është e qartë ashtu siç është gjurmuar ose janë ngritur vijat e përgjithshme 26 qershorin e vitit të kaluar dhe këtu bën pjesë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e të tjerat që ju i dini. Iniciativa domethënëse janë ndërmarrë, por duhet të ndiqen dhe të thjeshtohen”.
Presidenti Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm duke sjellë më pas lëvizjen e kryeministrit për ta komanduar, ndërsa ia ka ridërguar dekretin kreut të shtetit. /abcnews.al